Lëvizja FOL ka monitoruar procesin e intervistimit të përzgjedhjes së drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës. Komisioni Vlerësues dhe Përzgjedhës ishte në përbërje të: Besnik Boletini, Albulena Mehmeti, Bekim Sele, Arta Berisha, Fatime Lumi, Driton Hetemi, Safet Kabashaj, Shukrie Rama dhe Ivan Radulovic. Ndërkaq, kandidatët të cilët iu nënshtruan intervistave ishin: Arben Berisha, Adriana Kutllovci, Bekim Hasani, Gjergj Filipaj, Shkumbin Ahmetgjekaj.
Tre kandidatë të cilët kishin kaluar testin me shkrim por që ishin tërhequr nga procesi i intervistave ishin: Fisnik Durguti, Hysen Hundozi dhe Fadil Hoxha.
Në bazë të poenave të fituara gjatë intervistimit dhe po ashtu edhe nga poenat e testit me shkrim, rënditja është kjo: Shkumbin Ahmetxhekaj – 158.7 Bekim Hasani -155.6 Arben Berisha – 131.0 Adriana Kutllovci – 90.1 Gjergj Filipaj – 133.4 Lëvizja FOL konsideron që procesi i intervistimit të kandidatëve ka qenë i rregullt, transparent dhe anëtarët e komisionit kanë vlerësuar kandidatët në mënyrë të pavarur dhe për secilin poentim kanë dhënë edhe arsyetimin e tyre.
FOL së shpejti do të publikojë raportin e detajuar në lidhje me mbarëvajtjen e tërë këtij procesi. /arbresh.info/
lexo edhe:
Publikohen rezultatet finale për drejtor të RTK-së, kush është kandidati që mori më së shumti pikë?
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...