Lëvizja FOL, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Banka Qendrore e Kosovës ia ka ndaluar monitorimin e procesit të rekrutimit të Guvernatorit.
Sipas një njoftimi nga kjo organizatë, sekretari i panelit intervistues, para se zyrtarja e FOL-it të hynte në zyrën e përgatitur për zhvillimin e intervistave, ka kërkuar nga ajo që të nënshkruajë Deklaratën e Konfidencialitetit, “gjë që do të detyronte organizatën të trajtonte këtë process në mënyrë top konfidenciale”.
“Sot, e shtunë 21 janar 2023, ka filluar intervistimi i kandidatëve për Guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Zyrtarja e Lëvizjes FOL ishte prezente për të monitoruar këtë proces, mirëpo monitorimi iu pamundësua pas refuzimit të saj për të nënshkruar Deklaratën e Konfidencialitetit. Para se zyrtarja e FOL-it të hynte në zyrën ku do të zhvilloheshin intervistat, sekretari i panelit intervistues, ka kërkuar nga ajo që të nënshkruajë Deklaratën e Konfidencialitetit, gjë që do të detyronte organizatën të trajtonte këtë process në mënyrë top konfidenciale”, thotë FOL.
Në rast të nënshkrimit, FOL-i thotë se Deklarata e Konfidencialitetit do të detyronte këtë organizatë “që vlerësimin e saj për këtë proces – qoftë ai vlerësim lavdërues ose kritikues – ta ndante fillimisht me kryetarin e komisionit dhe të mos publikonte asnjë deklaratë rreth procesit pa lejen e kryesuesit të panelit”.
Pas refuzimit nga ana e FOL, kjo organizatë thotë se sekretari i panelit ia ka ndaluar zyrtares në fjalë që të hyjë në sallën ku po pritej të fillonte intervistimi i kandidatëve.
FOL-i konsideron se përdorimi i Deklaratave të Konfidencialitetit në proceset e rekrutimit për pozita publike është praktikë që shkatërron transparencën dhe rrjedhimisht besimin në institucione publike.
“Ne nuk mund të lejojmë që për të ndarë vlerësimet tona për procese të natyrës publike të kërkojmë leje nga institucionet publike. Për më tepër, kushtëzimi i organizatave joqeveritare me nënshkrimin e Deklaratës së Konfidencialitetit nuk ka bazë ligjore dhe përbën shkelje flagrante të të drejtës së organizatave joqeveritare për të monitoruar dhe për të kërkuar llogari nga institucionet që ushtrojnë funksione publike”, thotë FOL-i në reagim.
Lëvizja FOL thotë se ka kundërshtuar përdorimin e Deklaratave të Konfidencialitetit në disa procese të rekrutimit dhe do të vazhdojë t’i kundërshtojë ato duke mos i nënshkruar.
Organizata konsideron që “pengimi i monitorimit të Lëvizjes FOL është bërë për të mbajtur të fshehur nga publiku procesin më të rëndësishëm të rekrutimit në sektorin financiar dhe bankar dhe një qasje e tillë automatikisht lë hapësirë për dyshime rreth këtij procesi”.
“Guvernatori i ardhshëm i Kosovës do të jetë një person që BQK-ja e ka përzgjedhur në një proces jo transparent dhe të dyshimtë”, ka përfunduar reagimin Lëvizja FOL, teksa ka publikuar edhe dokumentin e BQK-së i cili i ishte ofruar për t’u nënshkruar./arbresh.info/
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...