Ishte paraparë të përfundojë në fund të muajit dhjetor, por inaugurimi i zgjerimit të rrugës së Veternikut nuk do të bëhet këtë vit. Tashmë nuk ka as ndonjë datë të saktë se kur veturat do të mund të lëvizin në katër korsitë e kësaj rrugë.
Dëme të shumta kishin shkaktuar reshjet e shiut para disa javësh, të cilat bënë që të shembet dheu dhe të prishet komplet njëra pjesë e rrugës.
Por, përveç kësaj, tashmë problem është edhe çështja e shpronësimit të një pompe derivatesh.
Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Mjedit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Komuna e Prishtinës nuk kanë arritur akoma të lirojnë zonën ku gjendet pompa, në mënyrë që të vazhdojë ndërtimi i rrugës ku është paraparë të përfundohet staza për biçikleta.
“Tani nuk ka kushte per vazhdim te punimeve. Sezoni i ndertimit fillon ne pranvere te vitit te ardheshem, gjegjesisht me krijimin e kushteve atmosferike. Per shkak te problemeve te shpronesimit dhe buxhetit te pamjaftueshem te alokuar per keto dy Kontrata, Zgjerimi i Rruges Nacionale N2 Hyrja ne qytetin e Prishtines -Veternik LOT 1 dhe LOT 2 nuk ka mund te perfundoj kete vit”, bën të ditur për “Indeksonline” Skender Canolli, menaxher i projekteve në Ministrinë e Instrastrukturës.
Ndryshe, vetëm një muaj më parë zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu kishte dalë në terren ku kishte deklaruar se pas reshjeve të borës nevojiten edhe 2-3 ditë kohë që të përfundojnë punimet në Veternik.
“Së bashku me këshilltarët e Ministrit, kemi dalë në vizitë të rrugëve edhe për shkak të motit të keq që po mbretëron sot në Republikën e Kosovës dhe ta vizitojmë rrugën në hyrje të qytetit të Prishtinës, e cila është asfaltuar ditën e shtunë nga kompania dhe shpresojmë se me përmirësimin e kohës, pas dy apo tri ditë punësh që kanë mbetur, do të përfundojë kjo rrugë. E kemi edhe murin mbrojtës, i cili duhet të përfundojë dhe të lidhen trotuari dhe staza e biçikletave në atë drejtim. E kemi edhe problemin te pompa e benzinës, ku bashkërisht me Komunën e Prishtinës dhe me Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor jemi të interesuar që sa më shpejtë ta shpronësojmë atë pjesë dhe të fillojë rruga edhe në atë drejtim”, kishte deklaruar Kadriu një muaj më parë.
Megjithëse bora u ndal së rëni, kjo rrugë mbetet në gjendje të njëjtë. /Indeksonline/
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...