“Lëvizja e Deçanit” është themeluar në saje të pakënaqësisë nga fenomenet e rritjes së ekstremizmit islam në Kosovë.
“Feja e Shqiptarit është Shqipëria”, është motoja e lëvizjes për braktisjen e fesë islame, lëvizje kjo për të cilën aludohet se paguhet nga BIA serbe, e që po përkrahet nga disa politikanë e që po mbështetet me të madhe nga ndërkombëtarët.
Mbi të vërtetat e kësaj, për Arbresh.info, ka folur koordinatori kësaj Lëvizje, Vesel Lekaj.
Lekaj ekskluzivisht për Arbresh.info thotë se janë me mijëra simpatizantë që e ndjenjë vetëdijen kombëtare, si dhe ka të atillë që nuk janë të regjistruar, por që janë në këtë drejtim.
“Lëvizja është themeluar në saj të një pakënaqësie, të fenomeneve të rritjes së ekstremizmit islam në Kosovë sidomos që nga paslufta e tutje, d.m.th. fenomene që na i kem i pas të përditshme. Ne nuk mundemi me i përcaktu anëtarët ka të regjistrim shumë me mijëra, por kemi shumë njerëz edhe simpatizant edhe njerëz që e ndjejnë vetëdijen kombëtare, ka shumë që nuk janë regjistrua, por që janë në këtë drejtim”, pohon Lekaj, raporton Arbresh.info
Për anëtarët në këtë Lëvizje, ai thotë se janë kryesisht shqiptarë nga Maqedonia, Presheva e Sangjaku, dhe Diaspora.
I pyetur se kush i financon, Lekaj thekson se për momentin nuk i financon askush, por që ka njerëz që as nuk i njohin, e që janë duke kontribuar vullnetarisht.
Ai shton se njëherë për njëherë nuk kanë nevojë për financim nga askush.
Në rrjet ka shumë aludime se kjo Lëvizje paguhet nga BIA serbe, mirëpo një gjë të tillë e mohon kategorikisht Lekaj, duke shtuar se Lëvizja e Deçanit prish shumë plane, e shumë investime të huaja që janë bërë kundër kombit shqiptar.
“Një lëvizje e tillë prish shumë plane prish shumë investime të huaja që janë bërë kundër kombit shqiptar. Ndoshta qysh në fillim të këtij shekulli intensiteti është shumë i madh për asimilimin e kombit shqiptar në emër të fesë, ne marrim këto si normale se kemi prek në investimet e armiqve tanë që nuk është paraparë ndonjëherë me ndodh kjo me e ndal këtë fenomen kaq kriminal kundër kombit shqiptar. Andaj ato janë shumë normale, ne presim që ai tërbim i tyre veç ka fillu do të jetë shumë më i madh shumë dimensional, ato investime shumë të mëdha që janë bërë edhe në njerëz të veçantë, s’po du tash me e hap këtë problem, do të dalin në sipërfaqe , ne do t’i përcjellim me kujdes shumë të madh, me guxim, me ditë cili po flet ka i ka lidhjet me ditë çfarë po bëhet në atë drejtim dhe ne do ta përballojmë këtë fenomen”, thotë ai.
Kurse sa i përket asaj se a kanë marr ndonjë kërcënim, Lekaj thekson se nuk ka pasur deri më tani, por që presin që të ndodh tani e tutje.
Lekaj: Çdo deklaratë e dhënë jashtë zyrave tona, është personale dhe jo e Lëvizjes
Ai shton se çdo deklaratë që bëhet jashtë kësaj zyre, janë mendime personale dhe vetëm ato që thuhen brenda kësaj zyre janë të besueshme për shqiptarët.
Ndërsa, shton se kanë përkrahje edhe nga politikanët, disa për çështje votash, e disa për arsye të ndryshme.
“E kemi një deklaratë që në të gjithë i përmbahemi, çdo bisedë që bëhet jashtë asaj deklarate janë mendime personale, pra ne kem i shënu një deklaratë për të gjithë, deklarata është punuar prej një grupi të madh, dikush në aspektin juridik, kemi shënu një deklaratë e cila e ndihmon kombin shqiptar dhe vlen për të gjithë njerëzit”, thekson ai.
Lekaj madje pretendon se kanë marrë ftesë për hapjen e një zyre edhe jashtë Kosovës, si në Austri, Gjermani e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kjo zyre këtu do të jetë një zyre e besueshme për shqiptarët, dhe ndërkombëtarët, ndërkombëtaret veç kanë fillu me ardh. Ne do të jemi të qetë gjakoftë, ky është projekt që fillon, por do të jetë projekt nacional i shqiptarëve në Ballkan, që do të na ndihmojnë ekspertët. Ne kemi përkrahje edhe nga partitë politike, nga disa individë duke u ruajt, dikush për çështje të votave, dikush i kanë arsyet e veta. Kemi mbështetje në përgjithësi pa specifiku emra njerëzish që kanë ndikim në jetën politike shoqërore, ka mbështetje të madhe prej ndërkombëtarëve, ata për herë të parë kanë pa që paska te shqiptarët, po dikan këta që mos me u bë si Siria e Irani e Egjipti.
Cilat janë qëllimet e Lëvizjes së Deçanit?
Ndryshe, në tetor të vitit 2023 në komunën e Deçanit, një grup personash ishin mbledhur në një ndërtesë e nga aty dhanë lajmin se kanë themeluar një lëvizje me motive për shqiptarizmin.
Aty ishte formuar këshilli iniciues për formimin e të ashtuquajturës “Lëvizja për braktisjen vullnetare të fesë islame”, me moton “Të jemi vetëm shqiptar”.
Kjo lëvizje është formuar me rreth 70 persona nga gjitha vendet shqiptare.
Anëtari i grupit anti-muslimane dhe anti-shqiptare “Lëvizja e Decanit”, Pajazit Jashari që tani e ka ndërruar edhe emrin në Bojk Breca, ka pranuar për herë të parë se pjesë e lëvizjes islamofove dhe anti-shqiptare në Deçan janë edhe serbë.
Breca pranoi se pjesë e grupit janë edhe anëtarë të komunitetit Serb.
“Ka serbë, ka boshnjakë. Të gjitha komunitetet që kanë jetuar në Kosovë i janë bashkangjitur kësaj organizatës tonë që ne kemi bërë”, tha ai duke shtuar më tej edhe përbërjen e kryesisë apo bashkëthemeluesve të lëvizjes, “Anëtarë e saj jam unë, Millosh Vujovic është një plak, burri i deputetes së Kosovës Ladmilla Bojevic, Fatime Jashari, Arlinda Nika dhe Nebojsha Vujevici”, tha Breca, ish-Pajazit Jashari.
Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Pejë kishte nisur hetimet për të verifikuar nëse ka elemente të veprës penale.
“Ne si prokurori që nga paraqitja publike e kësaj iniciative, e kemi monitoruar në vazhdimësi dhe njëkohësisht këtë të enjte, Prokuroria Themelore e Pejës ka hapur rast, për verifikim të asaj nëse ka elemente të veprës penale të nxitjes së urrejtjes apo mos durimit dhe varësisht nga ajo çka mund të rezultojë do të ndërmerren edhe hapat dhe veprimet e mëtutjeshme”, kishte thënë zëdhënësi i këtij institucioni, Shkodran Nikçi.
E për rastin në fjalë ishte deklaruar edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili ka thënë se lëvizje të tilla shkojnë në shërbim të armikut.
“Mua ata njerëz po më dhimbsen. Ata thjesht janë një mbetje e sistemit komunist, ateisto-enveristo-stalinist, që mendojnë se iu ka ardhur koha që ta bëjnë një lëvizje të tillë”, kishte thënë Tërnava./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...