Afrim Gashi, lideri i Lëvizjes Besa në Maqedoni, është deklaruar pro shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë si zgjidhje eventuale e çështjes mes dy vendeve.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Zhurnal”, Gashi thotë se “edhe pse në shikim të parë zhvendosja e ‘megjeve’ në Ballkan aludon në trazira dhe luftëra, kësaj here bindja ime e thellë është se kjo nuk do të ndodhë”.
“Këtë bindje e mbështes në faktin se këto negociata po zhvillohen nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e zyrtarëve më të lartë të BE-së dhe të SHBA-së, të cilët janë gjithashtu shumë të interesuar që çfarëdo marrëveshje që arrihet mes këtyre dy shteteve të jetë paqësore dhe e dakorduar nga të gjitha palët, që nënkupton se gjasat për destabilizim janë shumë të vogla edhe në vet Kosovën e Serbinë. Rrjedhimisht, jam i bindur se efektet e destabilizimit nuk mund të prekin asnjë vend tjetër fqinj, aq më pak Maqedoninë, e cila është e vendosur në mes të Ballkanit dhe destabilizimi i së cilës do të kishte domino efekt të madh”, ka thënë Gashi.
Zhurnal.mk: A mund të destabilizojë Maqedoninë, shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi?
Afrim Gashi: Kosova dhe Serbia po kalojnë një fazë mjaftë të ndjeshme të negociatave, që kanë të bëjnë me fatin e shteteve të tyre, por edhe të gjithë rajonit. Nuk është fshehtësi më se në tavolinën e negociatave është vendosur edhe opsioni i shkëmbimit të territoreve mes këtyre dy shteteve. Andaj, edhe pse në shikim të parë zhvendosja e ‘megjeve’ në Ballkan aludon në trazira dhe luftëra, kësaj here bindja ime e thellë është se kjo nuk do të ndodhë. Këtë bindje e mbështes në faktin se këto negociata po zhvillohen nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e zyrtarëve më të lartë të BE-së dhe të SHBA-së, të cilët janë gjithashtu shumë të interesuar që çfarëdo marrëveshje që arrihet mes këtyre dy shteteve të jetë paqësore dhe e dakorduar nga të gjitha palët, që nënkupton se gjasat për destabilizim janë shumë të vogla edhe në vet Kosovën e Serbinë. Rrjedhimisht, jam i bindur se efektet e destabilizimit nuk mund të prekin asnjë vend tjetër fqinj, aq më pak Maqedoninë, e cila është e vendosur në mes të Ballkanit dhe destabilizimi i së cilës do të kishte domino efekt të madh.
Zhurnal.mk: Si konkretisht mund të destabilizohet Maqedonia?
Afrim Gashi: Implementimi i Marrëveshjes se Prespës në Maqedoni dhe Greqi dhe mbyllja e kontestit 30-vjeçar mes këtyre dy vendeve e ka hapur derën që Maqedonia shumë shpejt të bëhet anëtare e NATO-s dhe e ka mbyllur edhe mundësinë më të vogël për destabilizimin e këtij vendi. Për të mos thënë se kjo nuk do të ndodhë asnjëherë. Sepse, në politikë asnjëherë nuk thuhet “asnjëherë”, Megjithatë, mendoj se destabilizimi i Maqedonisë është gati i pamundur, aq më tepër pas mbylljes së kontesteve të hapura që Maqedonia kishte me Greqinë dhe me Bullgarinë. Në aspektin e relatave të brendshme, shtylla e stabilitetit të vendit janë marrëdhëniet mes dy komuniteteve më të mëdha në vend, pra shqiptarëve dhe maqedonasve, andaj edhe në këtë drejtim jam i bindur se dita-ditës po rritet vetëdija e palës maqedonase se pa shqiptarët ky vend nuk mund të bëhet stabil, i sigurt dhe i zhvilluar.
Zhurnal.mk: Si i komentoni ju qëndrimet e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe se shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi shkakton destabilizim të Ballkanit?
Afrim Gashi: Deklarimet e tilla i shoh më shumë në prizmin e parandalimit të gjërave dhe ngritjes së shqetësimeve që të mos ndodhë më e keqja. Të merremi vesh, askush nuk është naiv të besojë së shkëmbimi i territoreve, aq më tepër në Ballkan, është një proces i lehtë dhe pa tensione. Prandaj edhe reagimet e këtyre shteteve janë në këtë drejtim. Natyrisht, zgjidhja më e mirë do të ishte që, përmes fazës finale të negociatave, Serbia ta njohë Kosovën dhe, si rezultat i kësaj, të mbyllet një kontest shumë i rëndë dhe shumëshekullor, por, të jemi të sinqertë, kjo është rëndë e arritshme. Personalisht, jam për një zgjidhje të tillë, por nëse skenarë të tjerë pak më të rëndë, por me garanci ndërkombëtare nga SHBA-ja dhe BE-ja janë në tavolinë, mendoj se pala kosovare duhet të mendojë me urtësi dhe të veprojë për të mirën e qytetarëve të vet dhe në të mirë të gjithë kombit shqiptar.
Zhurnal.mk: A duhet që Hashim Thaçi të heq dorë nga këto plane e të shpëtojë rajonin nga destabilizimi?
Afrim Gashi: Kryetari i Kosovës, z.Thaçi, padyshim është ndër protagonistët kryesorë të kësaj ideje. Megjithatë, mendoj se plani eventual për shkëmbim, i përfolur kohën e fundit në opinion, nuk është ide e tij personale. Prandaj askush nuk mund të presë që ai të heqë dorë, sepse ai nuk e ka vendosur vet dorën aty. Duhet ta dimë se ky është një proces shumë kompleks e me shumë aktorë nga arena ndërkombëtare dhe me shumë lojtarë nga fuqitë e mëdha.
Zhurnal.mk: A iu bashkëngjiteni ju shqetësimeve të Ilir Metës për planin Thaçi-Vuçiq?
Afrim Gashi: Të gjithë jemi të shqetësuar për epilogun e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk mendoj se këtu mund të flasim për plane personale të dy personaliteteve politike, qofshin ato edhe presidentët e Kosovës dhe Serbisë. Mendoj se ky proces është kompleks e me shumë faktorë që interferojnë në zgjidhjen e këtij kontesti, duke përfshirë këtu edhe faktorë relevant nga Uashingtoni, Brukseli, Berlini, Londra, Moska e Ankaraja. Jam i bindur se kërkohet një zgjidhje paqësore afatgjate, që do ta qetësonte Ballkanin dhe do ta fuste në fazë të stabilitetit nga aspekti i sigurisë. Kjo do të krijonte edhe siguri ekonomike e juridike, por edhe ngritjen e vlerave të reja arsimore, kulturore, shkencore e të mirëqenies në Kosovë, Serbi por edhe në gjithë rajonin. Jemi lodhur duke luftuar me njëri-tjetrin. Prandaj mendoj se është kohë e fundit që ta kërkojmë dhe ta gjejmë paqen afatgjate për ne dhe për pasardhësit tanë.
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...