Let’s Do It Kosova largon thasë të shumtë me mbeturina për Ditën e Mjedisit

18:48 | 5 Qershor 2017
M. A.

Let’s Do It Kosova ka shënuar sot 5 Qershorin, Ditën Botërore të Mjedisit, përmes pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme dhe organizimit të aksioneve të pastrimit në dy lokacione.

Në ora 12:00, Let’s Do It Kosova së bashku me qindra vullnetarë nisën aksionin për pastrimin e hapësirave përreth Liqenit të Vermicës, nga ku janë larguar 200 thasë me mbeturina.

Ky aksion në Ditën Botërore të Mjedisit, u mbajt në kuadër të projektit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë “Skema e granteve për nismat e avokimit nga organizatat me bazë në komunitet” – zbatuar nga KCSF (Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile).

Një aksion tjetër u suksesshëm në kuadër të këtij projekti u realizua edhe në Lagjen “Arbëria” të Prishtinës, nga ku janë larguar 50 thasë të tjerë me mbeturina të hedhura vend e pavend. Por, aktivitetet nuk u ndalwn me kaq. Pas përfundimit të këtij aksioni pastrimi, në Lagjen “Arbëria” janë mbjellur fidanë “Pulownia” të cilët janë dhuruar nga Kompania “Liridoni”.

Let’s Do It Kosova njofton se edhe më tej do të vazhdojnë aktivitetet në kuadër të projektit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë (ZBEK) “Skema e granteve për nismat e avokimit nga organizatat me bazë në komunitet” – zbatuar nga KCSF (Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile). Ky projekt do të vazhdojë me aktivitete për monitorimin dhe promovimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 14/2015 për Ndëshkime me Gjoba Mandatore.

0001-1-650x358 let-s-do-it-kosova-5_9208 let-s-do-it-kosova-6

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme