Google ADS

Let’s do it Kosova largon mbeturinat te “Ura e Gurit” në Zallq të Istogut

18:14 | 31 Tetor 2020
A. B.

Let’s Do It Kosova në bashkëpunim me lëvizjen globale River Cleanup, sot kanë realizuar aksion pastrimi në lumin Istog.

Aksoni u realizua më konkretisht te “Ura e Gurit” në fshatin Zallq, shkruan portali arbresh.info

Ekipi i Let’s Do It Kosova për pesë orë kanë larguar një sasi të madhe të mbeturinave që ishin hedhur në lum nga personat e papërgjegjshëm.

Në këtë aksion u lansua për herë të parë edhe përdorimi i pajisjes “Trash boom”, e cila shërben si barrierë për mbeturinat notuese. / arbresh.info/

Postimi i plotë:

Let’s Do It Kosova në bashkëpunim me lëvizjen globale River Cleanup, sot kanë realizuar aksion pastrimi në lumin Istog, prej nga janë larguar mbi 100 thasë me mbetje plastike dhe me mbetje të përziera, si dhe nëntë (9) kamionë me mbetje të vëllimshme. Këtë aksion e përkrahu edhe komuna e Istogut.
Aksoni u realizua më konkretisht te “Ura e Gurit” në fshatin Zallq të komunës së Istogut. Pjesëmarrës në aktivitet përveç vullnetarëve të Let’s Do It Kosova ishin edhe zyrtarë nga komuna e Istogut. Për shkak të situatës me pandeminë, numri i pjesëmarrësve ishte i reduktuar.
Në këtë aksion u lansua për herë të parë edhe përdorimi i pajisjes “Trash boom”, e cila shërben si barrierë për mbeturinat notuese.
Aksioni i sotëm u realizua në vazhdën e aksioneve për pastrimin e lumit Drin, të cilat kanë nisur qysh nga viti i kaluar në bashkëpunim me lëvizjen River Cleanup, e që do të vazhdojnë edhe përgjatë vitit 2021.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme