Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerë po mbahen në Hagë në kuadër të gjykimeve të Speciales.
Por dikush është përkujdesur që t’u bëjë një “befasi” të vogël por padyshim të këndshme.
Besianë Musmurati nga Komuna e Prishtinës ka njoftuar se disa letra dhe vizatime të krijuara nga fëmijët në Prishtinë, do t’u dërgohen ish-liderëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë.
“Mrekullive të botës duhet ti shtohet edhe lufta çlirimtare e UÇK-së” shkruan Leka nga shkolla Naim Frashëri.
Musmurati tha se shpreson që me këto letra do të mund të përçojnë mirënjohjen e thellë për UÇK-në dhe vlerat e saj.
“Pas ligjeratave të ushtarëve të UÇK-së në disa prej shkollave të Prishtinës, fëmijët bënë punime të ndryshme që i shpërndamë në OVL të UÇK-së. Disa prej tyre po i dërgojmë tek liderët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
“Mrekullive të botës duhet ti shtohet edhe lufta çlirimtare e UÇK-së” shkruan Leka nga shkolla Naim Frashëri.
“Unë ende kam besim te njerëzimi sepse ende kam besim tek ju. Na keni treguar herë pas here se ne mund t’ju besojmë. Andaj, ju jeni heronjtë tanë!” thotë Erza, e cila ka lindur në vitin që është shpallë Pavarësia.
“Ndoshta sot je me thinja, por ne do të kujtojmë gjithmonë për zgjuarsinë, trimërinë dhe sakrificën që e ke bërë për fëmijët e Kosovës” thotë letra tjetër.
Shpresojmë që me këto letra do të mund të përçojmë mirënjohjen e thellë që e kemi për UÇK-në dhe vlerat e saj”, shkruhet në letrat e fëmijëve./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...