Letra e Gërvallës dërguar KiE-së, Kusari: Humbje e një mundësie historike për t’iu bashkuar familjes europiane

11:54 | 16 Maj 2024
R J

Juristja e mediave, Flutura Kusari ka reaguar pas letrës që ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla, i ka dërguar Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tiny Kox.

Ministrja Gërvalla: Qeveria zotohet që deri në fund të majit ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Kusari ka thënë se kjo është një dështim spektakolar i qeverisë dhe humbje e kësaj mundësie historike për t’iu bashkuar familjes së madhe europiane.

“Letra e vonuar e qeverise se Kosoves nuk eshte e mjaftueshme per me u pranu ne Keshill te Europes.
Nuk ka feste per ne.

Ka vec deshtim spektakolar te qeverise dhe humbje e kesaj mundesie historike per t’iu bashkuar familjes se madhe europiane.
Cfare deshtimi. “, shkruan Kusari./Arbresh.info/

Të ngjashme