Google ADS

Letra e dërguar në KiE, Osmani takohet me Hovenierin dhe Rohden

16:17 | 16 Maj 2024
E.H

Pas letrës që Kosova dërgoi në adresë të KiE-së, ku konfirmohet përkushtimi në përgatitjen e draft-statutit për krijimin e “mekanizmit për vetëmenaxhimin, koordinimin dhe bashkëpunimin e komunave me shumicë serbe në Kosovë”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në takime të ndara, është takuar me ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier dhe ambasadorin e Gjermanisë, në Kosovë Jorn Rohde.

RTKlive merr vesh se në këto takime është diskutuar lidhur me zhvillimet pasi që Kosova ka dërguar letrën në Këshillin e Evropës.

Lexo edhe:

Presidenca: Letra e Qeverisë dërguar në KiE, pa konsultim me Osmanin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme