Google ADS

Letra e Albin Kurtit, ku tregon kandidaturën e tij për kreun e VV-së

20:22 | 24 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Albin Kurti ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e ka bërë nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan.

Në letrën e tij që e ka siguruar KTV, ai ka autorizuar deputetet Albulena Haxhiu dhe Fitore Pacolli që t’i mbledhin nënshkrimet në emër të tij.

Kjo, ka thënë Kurti, për shkak se ai për momentin ndodhet padrejtësisht në burg.

Tashmë, anëtarë të Vetëvendosjes kanë nisur mbledhjen e këtyre nënshkrimeve, të cilat pastaj duhet të verifikohen, kanë konfirmuar zyrtarë të kësaj partie.

Deklarata e Kurtit është miratuar nga Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm, ka konfirmuar kryesuesi i saj, Adnan Rrustemi. Ai ka shtuar se ende nuk ka kandidatura tjera për pozitën e kryetarit të Vetëvendosjes.

Tashmë kundër kandidimit të Albin Kurtit ka dalë ish-sekretari organizativ dhe deputeti më i votuar pas Kurtit, Dardan Molliqaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme