Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, ka realizuar një urdhër-kontroll në tri lokacione. Gjatë realizimit të këtij urdhër -kontrolli, janë arrestuar tre të dyshuar të cilët me veprimet e tyre dyshohet se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i Parasë”
Sipas policisë, personat e dyshuar në bashkëkryerje, me datë 20.10.2021 në Komunën e Malishevës, kanë lëshuar në qarkullim dollarë amerikan të falsifikuar në një këmbimore. Rasti është iniciuar dhe raportuar në Stacionin e Malishevës ku më pastaj është proceduar për trajtim në NJRHKEK – Gjakovë, shkruan arbresh.info.
Hetuesit e NJRHKEK – Gjakovë pas një mori veprimesh hetimore dhe operative në koordinim të ngushtë me prokurorin kompetent dhe me NJRHKEK –në, në Prizren, ka arritur të siguroj identitetin e të dyshuarve, lokacionet e banimit të dyshuarve dhe dëshmi të mjaftueshme se të dyshuarit H.SH 34 vjeçar, L.Q.18 vjeçar si dhe H.L. kanë vënë në qarkullim dollarë amerikan të falsifikuar dhe me këto veprime kanë krijuar dyshimin e arsyeshëm se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i Parasë” nga neni 296 i KRPK-së.
Personat e dyshuar janë arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga NJRHKEK Gjakovë./arbresh.info/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...