Lëshohet urdhërarrest vendor për Milan Radojçiqin, si të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviq

15:58 | 24 Janar 2019
Arbresh.info

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar udhërarrest për Milan Radojciqin, si të dyshuar për përfshirje në rastin e Oliver Ivanoviqit.

Këtë e ka konfirmuar për portalin arbresh.info, Prokurori i rastit, Sylë Hoxha.

“Me kërkësë të Prokurorisë Speciale, Gjykata Themelore në Prishtinë, departamenti i krimeve të rënda ka lëshuar urdhërarrest vendor për Milan Radojciqin, si të dyshuar për përfshirje në rastin e Oliver Ivanoviqit. Mbas një periudhe nëse nuk kapet lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij urdhërarresti është lëshuar me datën 21 janar.

“Është lëshuar me 21 janar por është bërë një përmirësim sepse ka pasur një lëshim teknik në emër”, ka thënë Hoxha./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme