Google ADS

Lëshohet urdhërarrest për lipjanasin, kishte vjedhur katër palë pantallona në vitin 2017

15:00 | 11 Nëntor 2022
K.B

Gjykata Themelore nё Prishtinë, dega nё Lipjan, ka lëshuar urdhёrarrest dhe letër rreshtim ndaj tё akuzuarit pёr vjedhje, F.F., pasi i njëjti mungoi nё seancën e sё premtes.

Gjykatësi Selman Salihi pёr tё akuzuarin F. ka thёnё se, gjykata tё njëjtin e ka ftuar nё mёnyrё tё rregullt, ndërsa, nё post-shёnim tё fletёdorёzuesve tё postes ёshtё shënuar se i njëjti ёshtё jashtë shtetit.

Andaj, nё mungesë tё kushteve ligjore pёr mbajtjen e kësaj seance e njëjta u shty pёr kohë tё pacaktuar.

Ndaj tё akuzuarit gjykata do tё lëshoj urdhёrarrest dhe letër rreshtim vendor qё do tё zbatohet nga Policia e Kosovës, kurse nё momentin kur i njëjti tё ndalohet nga policia dhe sjellët nё gjykatë do tё caktohet seanca.

Ndryshe, nё kёtё rast i akuzuari ishte edhe A.G., mirëpo ndaj tij ёshtё veçuar procedura pasi ka pranuar fajёsinё gjatё shqyrtimit fillestar.

Gjykata Themelore nё Prishtinё, dega nё Lipjan ndaj tё akuzuarit G., ka shqiptuar dёnim me kusht nё kohëzgjatje prej gjashtë muajve, dhe dёnim me gjobё nё shumё prej 300 eurove.

E pranishme nё kёtё seancë ishte prokuroria Hava Krasniqi.

Ndryshe, sipas aktakuzës, sё ngritur mё 28 gusht 2017, thuhet se mё datё 7 mars 2017, rreth orës 15:00, nё Qendrёn Tregtare “ETC”, nё Lipjan tё pandehurit A.G. dhe F.F., me qёllim tё pёrvetёismit tё kundёrligjshёm pёr vete apo pёr personin tjetër, nga sektori i tekstilit kanё marrё katёr palё pantallona, nё vlerё totale prej 106 euro.

Nё aktakuzё thuhet se, tё njëjtit i kanё fshehur nёpёr trup dhe kanё dashur tё dalin nga aty pa paguar.

Me kёtё nё bashkëveprim kanё kryer veprёn penale “Vjedhje” nga neni 325 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 tё KPRK-sё. /betimi për drejtësi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme