Në Gjykatën Themelore Pejë, dega në Istog, ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në rastin ku Ferid Shpatollaj po akuzohet për veprën penale të kanosjes.
Shkak i dështimit të kësaj seanca të paraparë për të martën, ka qenë mungesa e të akuzuarit Shpatollaj.
Gjykatësi Arben Mustafaj, deklaroi se i pandehuri Shptollaj ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt, dhe nga fletkthesa është konstatuar se i njëjti gjendet jashtë vendit.
Në këto rrethana, gjykatësi Mustafaj tha se ndaj të pandehurit do të lëshohet urdhërarrest, në mënyrë që të sigurohet prezenca e tij në seancën e radhës.
Ndërkaq, seanca e radhës është caktuar të mbahet më 18 shkurt 2020, nga ora 9:00, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndryshe, aktakuza e Prokurorisë Themelore në Pejë e ngritur më 4 dhjetor 2019, e ngarkon të akuzuarin Ferid Shpatollaj me veprën penale të kanosjes, nga neni 181 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në aktakuzë thuhet se i pandehuri më 13 maj 2019, rreth orës 17:57, në fshatin Dubravë, të Komunës së Istogut, me qëllim të frikësimit, seriozisht e kanos të dëmtuarin Gani Arifaj.
Sipas aktakuzës, pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi, i pandehuri e telefonon të dëmtuarin, duke iu drejtuar me fjalët “nëse të nxa edhe njëherë kah oborri im, kënaqesh me të vra, pasi që kam me të shti në dhe për së gjalli se kam me ti qu miqtë nga Shqipëria”.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...