Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër”, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në fushatën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Promovimi u organizua në ambientet e Qeverisë së Kosovës, ku morën pjesë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci, së bashku me komisionin e pullave postare, transmeton Arbresh.info
Gjatë fjalimeve të tyre, ato theksuan mbështetjen e fuqishme për këtë fushatë dhe falënderuan Postën e Kosovës.
“Sot, si Postë e Kosovës, kemi nxjerrë në qarkullim pullën postare ‘Sot dhe Çdo Ditë Tjetër’, duke dhënë një kontribut modest, por të rëndësishëm, në këtë nismë të vlefshme. Kjo pullë mbart një mesazh të fuqishëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave – një çështje që duhet të jetë prioritet për të gjithë, jo vetëm gjatë këtyre 16 ditëve të aktivizmit, por gjatë gjithë vitit. Si institucion, ne nuk jemi thjesht një shërbim postar; jemi një urē që bashkon njerëzit, idetë dhe mesazhet. Përdorimi i kësaj pulle në dërgesat postare do të përhapë mesazhin për një shoqëri që mbështet, fuqizon dhe mbron çdo grua dhe vajzë”, tha Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci.
Ky emision i pullave postare është realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe përkrah fushatën “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila, për vitin e tretë, organizohet nga ministria.
“Kjo fushatë synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe të nxisë veprime nga institucionet dhe individët për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Dhuna me bazë gjinore është një problem global që prek miliona gra dhe vajza çdo vit, duke shkaktuar pasoja të rënda fizike, emocionale dhe psikologjike. Përmes kësaj fushate, synohet të ndërgjegjësohet publiku mbi rëndësinë e barazisë gjinore dhe të promovohen një kulturë respekti dhe mbështetjeje për gratë dhe vajzat”, thuhet në njoftim.
“Në kuadër të këtij emisioni, vëhet në qarkullim një pullë postare që mbart logon dhe formën e fushatës, si dhe “Zarfin e Ditës së Parë”. Ndërkaq, kjo pullë do të mbetet në qarkullim deri në konsum të plotë të saj. Posta e Kosovës, si gjithmonë, vazhdon të përkrahë çdo fushatë dhe iniciativë në dobi të qytetarëve. “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër!””, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...