Google ADS

Lëshohen në qarkullim pullat postare “30 Vjetori i Deklaratës Kushtetues

11:38 | 2 Korrik 2020
Arbresh Info

Me rastin e shënimit të 30 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese, Filatelia e Kosovës nga sot emeton emisionin e ri të pullës postare titulluar: “30 Vjetori i Deklaratës Kushtetuese”.

Përmes kësaj pulle postare, nderojmë guximin e delegateve të Kuvendit të Kosovës, të cilët në kushte jashtëzakonisht të vështira okupimi, më 2 korrik të vitit 1990, miratuan publikisht Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të ish federatës jugosllave.

Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës, pas dy muaj më, 7 shtator të vitit 1990, të njëjtët delegatë nxorën aktin më të lartë juridik – Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me këtë ata edhe formalisht Kosovën e shpallën Republikë.

Pas këtij akti, populli ynë vazhdoi përpjekjet për liri e pavarësi përmes politikës paqësore, ndërsa çlirimi i Kosovës u arrit më 12 qershor 1999 falë sakrificës së popullit me luftë çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja dhe të mbështetur nga NATO-ja. Nga 17 shkurti 2008 kemi shtetin e pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës të njohur ndërkombëtarisht nga më se 116 shtete.

 

Të ngjashme