Lëvizja Vetëvendosje! ka mbajtur tryezën me temë “Telekomi i Kosovës – gjendja, shkaqet, zgjidhja”.
Profesori Salem Lepaja ka thënë në këtë tryezë se Telekomi i Kosovës ka pasur gjithmonë kuadër shumë të përgatitur profesionalisht.
“Domosdo shtrohet pyetja si është e mundur që Telekomi i Kosovës me këtë kuadër që ka të bie në krizë. Përgjigja është se kuadrot e brendshme janë eliminuar, janë larguar krejt dhe ka raste edhe të persekutimit të tyre për shkak të qëndrimeve të tyre”, ka thënë Lepaja, raporton arbresh.info.
Sipas tij, Telekomi i Kosovës sot posedon kuadro dhe teknologji të avancuar.
“Po ashtu veprimtaria që ushtron është ndër më profitabilet në treg. Në vend të kuadrit të vet profesional grupe të caktuara politike për interesa të tyre sjellin menaxher nga jashtë të dëgjueshëm, të korruptueshëm te cilët me vendimet e tyre nga mosdija kanë nënshkruar kontrata të dëmshme. Ky menaxhim i kontrolluar nga politika e ka sjell Telekomin këtu”, tha ai.
Mirëpo, Lepaja ka thënë se ka zgjidhje edhe për këtë.
“Prokuroria e Shtetit të suspendoj menjëherë kontratën joligjore mes Telekomit të Kosovës dhe Dardafone apo Z-mobile i tanishëm. Të formohet grupi për menaxhimin e krizës i përbërë nga profesionist të telekomunikacionit dhe ekonomistë me detyre që ta nxjerrin Telekomin nga kriza me një afat tre vjeçar. Grupi i menaxhimit të krizës t’i ketë autorizimet e plota për vendimet që marrin për kthimin e Telekomit në gjendje normale. Ky grup ta bëjë ristrukturimin e Telekomit. Puna e grupit ti nënshtrohet mbikëqyrjes publike përfshirë raportimin tre mujor në kuvend”, tha ai./Arbresh.info
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...