Shkollat në Komunën e Kamenicës po vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të reformës së kryetarit të kësaj komune, Qëndron Kastratit.
E me këtë reformë nuk pajtohen as banorët e brezit Kufiitar të fshatit Karaçevë, shkruan arbresh.info
Selver Lenjani, Kryetar i Bashkësisë Lokale Karaçevë e Poshtme përmes një letre i është drejtuar të gjitha institucioneve të shtetit.
Ai ka shtruar pyetje për kryeministrin Hoti, i cili sipas tij pavarësisht vizitave që i ka pas në komunën e Kamenicës asnjëherë nuk është interesuar për shkollat që janë të mbyllura./arbresh.info/
Letra e plotë:
Bashkësia Lokale e fshatit Karaçevë e poshtme Komuna e Kamenicës
Letër e hapur Institucioneve Qendrore te Kosoves.
Me anë të kësaj letre të hapur, drejtuar të gjitha institucioneve në largim, pasi që në brezin kufitar është mbyllur Shkolla Fillore në Karaçevë të Poshtme e cila kishte mbi 100 nxënës, prej klases së parë deri në klasën e nëntë, dhe e cila shkollë fillore plotesonte të gjitha kushtet mësimore për nxënës dhe personelin arsimorë dhe të stafit teknik, pra shkolla ishte teknikisht në rregull për mbajtjen e mësimit. – Kryetari I Komunës, z. Qëndron Kastrati dhe Drejtoresha e arsimit z-nja Mihane Morina, me urdhër të kryetarit në fjalë, siq tham, i kanë mbyllur 15 shkolla fillore në nivel të Komunës së Kamenicës.
Ato janë:
1.Shkolla fillore në Karaçevë e Poshtme,
2.Shkolla fillore në Busavatë,
3.Shkolla fillore në Petrovc,
4.Shkolla fillore në Shipashnicë e poshtme,
5.Shkolla fillore në Kopërnicë,
6.Shkolla fillore në Tugjevc,
7.Shkolla fillore në Sfircë,
8.Shkolla fillore në Desivojcë,
9.Shkolla fillore në Gmicë,
10.Shkolla fillore në Lisovck
11.Shkolla fillore Dajkovc.
– Ju informojm se pas mbylljes së këtyre shkollave të lartpërmendura, pritet ti mbyllin edhe shumë shkolla tjera me këto reforms famëkêqia.
Dhe i nderuari Kryeminister në detyrë z.Avdullah Hoti, kur ju e viztuat para pak ditësh Kamenicen, para pandemisë para vërshimeve, vallë, A i bëre pytje Kryetarit Komunes, se pse i mbylle 15 shkolla dhe i la 548 nxënës në pamundesi që të vijojnë mësimin në shkollat e tyre.
Pse Kryeministër nuk u more seriozisht që Ti vet me i hap këto shkolla, por dole për punë partiake dhe për vërshimet dhe nuk ishe ne gjendje ta marrësh guximin dhe ta urdhërosh z. Qendron Kastrati për hapjen e shkollave dhe jo per mbylljen e tyre.
– Sindikata e pavarur e Arsimit famëkeqe që nuk e perkrahu hapjen e shkollave por mbylljen e tyre.
Vallë si është e mundur të na mbyllen shkollat tona shqipe kur dihet se, as në kohën e Aleksandër Raknkoviqit e as të Sllobodan Millosheviqit nuk kanë lejuar mbylljen e shkollave shqipe sepse edhe atehere gjatë okupimit, celula e parë e Kombit shqiptarë është lapsi, ditari, arsimtari.
– Heronjtë e Kombit shqiptarë që kanë mbajtur moralin e kombit por Millosheviqi mori vendim per mbylljen totale gjatë okupimit të tij, kur nxënsit mbajnin mësimin nëpërmes armatës serbe , paramilitareve serb, por nxënësit nuk ju friguan këtyre forcave por vazhdojë mësimin pa ndërprerë.
Mbesim me shpresë se ju me në fund do ta merrni seriozisht këtë brengë të 548 nxënesve te kësaj ane dhe t’i Hapni keto 15 shkolla, sepse populli po e pret me padurim hapjen e këtyre shkollave.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...