Vendimi i opozitës për lënien e mandateve ka bërë jehonë në mediat më prestigjioze ndërkombëtare.
Me titullin “Deputetët e opozitës planifikojnë të largohen nga parlamenti i Shqipërisë”, agjencia prestigjioze e lajmeve Associated Press pasqyron raportimin e saj për këtë zhvillim dramatik në politikën shqiptare.
Ajo shkruan se vendimi i opozitës lidhet me “korrupsionin dhe mungesën e efikasitetit të qeverisë socialiste të vendit.”
Në artikull citohet lideri demokrat Basha i cili akuzoi qeverinë për lidhje me krimin e organizuar, vjedhjen e votave, dhe anashkalimin e ligjvënësve dhe sistemin e drejtësisë.
Artikulli i Associated Press është botuar menjëherë nga prestigjiozja tjetër amerikane Fox News.
Ja artikulli i plotë
“Deputetët e opozitës planifikojnë të largohen nga parlamenti i Shqipërisë”
Partia e opozitës së qendrës së djathtë të Shqipërisë thotë se 41 ligjvënësit e saj planifikojnë të japin dorëheqjen nga parlamenti lidhur me korrupsionin dhe mungesën e efikasitetit të qeverisë socialiste të vendit.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha të hënën se grupi parlamentar vendosi të dorëzojë mandatet e tyre. Basha kërkoi krijimin e një qeverie tranzicioni në vend derisa të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme.
Anëtarët e partive më të vogla të opozitës mund të bashkohen me demokratët duke lënë parlamentin shqiptar të 140 vendeve, ku socialistët drejtues mbajnë 74 vende.
Opozita planifikon të mblidhet jashtë parlamentit të enjten.
Basha akuzoi qeverinë për lidhje me krimin e organizuar, vjedhjen e votave, dhe anashkalimin e ligjvënësve dhe sistemin e drejtësisë.
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...