Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Prizren ka pësuar lëndime trupore sa ishte në vendin e punës.
Kjo pasi panelet solare i shkëputi nga kulmi i një objekti, era e fortë, shkruan arbresh.info
Policia njofton se viktima në gjendje të rëndë është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Tranziti i vjetër, Prizren 06.06.2022 – 16:00. Si pasojë e erërave të forta janë shkëputur nga kulmi i një objekti disa panele solare të cilat e kanë goditur viktimën mashkull kosovar derisa ishte në vendin e tij të punës duke i shkaktuar kështu lëndime trupore. Viktima në gjendje të rëndë është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori si dhe inspektorati i punës”, thuhet në raport. /arbresh.info/
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj