Google ADS

Lëndohet një punëtor në vendin e tij të punës, dërgohet në QKUK

13:00 | 6 Shtator 2020
A Z

Një person është dërguar në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, për shkak se derisa kishte qenë duke punuar në një objekt, kishte rënë nga lartësia dhe kishte pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, inspektorët e punës dhe prokurori i shtetit.

Viktima është duke marrë tretman mjekësor dhe sipas informatave dyshohet se deri te incidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së punëtorit.

Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt, njofton raporti 24-orësh i policisë.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:30 në Prishtinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme