Lëndohet një punëtor në Fushë Kosovë, policia dhe prokuroria nisin hetimet

17:21 | 26 Gusht 2020
L G

Një punëtor është lënduar në vendin e punës.

Rasti ka ndodhur sot gjatë ditës në Fushë-Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për arbresh.info  rasti ka ndodhur rreth orës 10:00 në një objekt në rrugën 28 nëntori në Fushë Kosovë.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën se në Fushë Kosovë, saktësisht në një objekt në rrugën 28 nëntori, një person është lënduar derisa ishte duke punuar. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me autorizim të prokurorit, është iniciuar rast Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë .

Aktualisht sipas saj, hetuesit policor janë duke hetuar rastin në koordinim të ngushtë me prokurorinë dhe inspektoriatin e punës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme