Lëndohet një punëtor ndërtimi në vendin e punës

19:02 | 2 Qershor 2020
Arbresh.info

Policia e Kosovës njofton se një person ka pësuar lëndime gjersa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi kishte.

Në një komunikatë për media policia njofton se viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë ndërsa pas vizitës nga ana e stafit mjekësorë, viktima është udhëzuar për në QKUK, shkruan arbresh.info.

Polica poashtu njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është cilësuar asgjësim dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse, rrezikim i vendit të punës.

Njoftimi i plotë policisë:

Sot me datë 02.06. 2020. rreth orës 12:10 viktima S. SH. lindur më 1979 gjerë sa ishte duke punuar në një objekte ndërtimi kishte pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, pas vizitës nga ana e stafit mjekësorë, viktima është udhëzuar për në QKUK.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur njësitet kompetente te Policisë. Me urdhër të Prokurorit Shtetit rasti është cilësuar Asgjësim dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse, rrezikim i vendit të punës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme