Një zyrtar policor ka mbetur i lënduar pas një shkëmbimi zjarri mes një personi të dyshuar për kontrabandë mallrash dhe disa policëve që ka ndodhur mbrëmë në veri të Kosovës.
Policia ka thënë një person i panjohur e ka goditur me veturë policin, duke i shkaktuar lëndime të lehta.
Lajmin për Arbresh.info e ka bërë të ditur zëvëndëskomandanti për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Sipas tij, policët tentuan të ndalojnë veturën pikap, por i dyshuari nuk ka ndaluar duke goditur një pjesëtarë të policisë si dhe ka gjuajtur me armë në drejtim të policisë.
Elshani tha se i dyshuari ka dal nga vetura dhe ka ikur, ndërsa në veturë kishte të ngarkuar miell.
“Policia në fshatin Jashanicë të Komunës së Leposaviqit ka tentuar të ndalojë një veturë ‘Pikap’. I dyshuari nuk është ndaluar e gjatë tërheqjes së tij e ka goditur një policë. Besohet që ka pas shkëmbim zjarri mes policisë dhe të dyshuarit. I dyshuari ka ikur, dhe policia e ka konfiskuar veturën. Në veturë ka pas të ngarkuar miell. Aktualisht nuk dim se sa kilogram me miell ka pasur në vetur sepse e kemi dërguar në dogan”, ka thënë Elshani./Arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...