Lëndohet një person në “Via Ferrata” në Pejë, Policia jep detaje

16:58 | 21 Shkurt 2024
E.H

Në vendin e njohur si “Via Ferrata” në Pejë një person ka pësuar lëndime derisa po lëvizte (ushtronte).

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se në vendin e ngjarjes kanë dal policia, zjarrfikësit dhe ambulanca ndërsa shtoi se ende nuk dihet për lëndimet që ka pësuar i aksidentuari .

“Rreth orës 15:18, policia është njoftuar se në vendin “Via Ferrata” një person gjatë ushtrimeve-lëvizjeve ka pësuar lëndime dhe ka mbetur në vend. Menjëherë kanë dal policia, zjarrfikësit dhe ambulanca. Nuk e dimë se çfarë lëndimesh ka pësuar viktima por supozohet se ka lëndime”, ka thënë Gashi./Arbresh.info

Lexo edhe:

Aksident “Via Ferrata” në Pejë, nis operacioni i kërkim-shpëtimit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme