Google ADS

Lëndohet një person në vendin e tij të punës në Gjakovë, policia nis hetimet

18:09 | 28 Tetor 2024
E.H

Një person është lënduar sot në vendin e tij të punës në Gjakovë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës.

Ai shtoi se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë.

Ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast për hetim “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë ne vendin e punës”.

“Në rrugën ”Gaspër Karaqi” në Gjakovë rreth orës 14:30 viktima mashkull i moshës madhore, ka pësuar lëndime trupore në vendin e tij të punës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast për hetim “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë ne vendin e punës””, tha Elezaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme