Një i mitur është lënduar sot në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti e cila tha se lidhur me rastin është duke u intervistuar një person i cili ka qenë i përfshirë në rast.
“Sot rreth orës 18 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se në këtë rast nga mjete të forta është lënduar një person (i mitur).”, tha ajo.
Ahmeti bëri të ditur se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./Arbresh.info/
Seferi për ndeshjet me Serbinë: Iu kam thënë shokëve të kemi...
Bleona Qereti uron Richard Grenellin për emërimin nga Trumpi...
Gjeopolitika dhe Kosova, sfidat e Serbisë në rrugën drejt BE...
“Berati ju pret”, Edi Rama publikon pamje nga atmosfera fest...
Chelsea fiton ndaj Brentfordit, hyn fuqishëm në garë për tit...
Kryetari i Prishtinës i mbron projektet e tij, opozita e kri...