Lëndohet një grua nga lëvizja e pakontrolluar e ashensorit në Ferizaj

10:06 | 23 Gusht 2022
E.H

Një grua në Ferizaj, gjatë ditës së djeshme ka pësuar lëndime nga lëvizja e pakontrolluar e ashensorit, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore, dhe më pas është intervistuar.

Rasti është nën hetime.

“Rr. Gjon Sereqi, Ferizaj 22.08.2022 – 12:50. Është raportuar se viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi kishte pësuar lëndime trupore si pasojë e lëvizjeve të pakontrolluara të ashensorit. Pas tretmanit mjekësor viktima është liruar dhe është intervistuar në lidhje me rastin. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme