Lëndohet në vendin e punës një person në Prizren

10:32 | 20 Korrik 2022
E.H

Një person është lënduar në vendin e punës në fshatin Landovicë në komunën e Prishtinës, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes përveç policisë ka dal edhe inspektori i punës.

Rasti është nën hetime.

“Fsh. Landovicë, Prizren 19.07.2022 – 08:00. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime truporenë vendin e punës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore ka dalur edhe inspektori i punës. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme