Google ADS

Lëndohet fizikisht Glauk Konjufca, s’do të dalë disa ditë në punë

14:13 | 6 Tetor 2022
A Z

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pësuar një lëndim fizik në këmbë dhe si rezultat i këtij lëndimi ai s’do të dalë disa ditë në punë.

Këtë e ka konfirmuar shefja e Grupit Parlamentarë të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

“Kryetari I kuvendit prej sot s’do të jetë në kuvend në vendin e tij të punës, për arsye shëndetësore. Kryetari ka pasur një lëndim fizik mbrëmë dhe me rekomandim të mjekut do të duhet të qëndrojë në shtëpi në mënyrë që të ketë rikuperim të këmbës”, ka thënë Kusari-Lila/arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme