Google ADS

Lëndohen tre persona si pasoj e një aksidenti në Prishtinë

12:29 | 14 Gusht 2024
A B

Janë lënduar tre persona si pasoj e një aksident që ka ndodhur në rrethin që lidhë rrugët UÇK dhe Tirana në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Arbresh.info tha se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, shkruan Arbresh.info.

“Sot rreth orës 02:00 në  rrethin që lidhë rrugët UÇK dhe Tirana në Prishtinë  ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet.Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merren njësiti i trafikut./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme