Tre persona janë lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.
Rasti sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka ndodhur rreth orës 18:40 në fshatin Milloshevë.
Në aksident siç thotë ai për arbresh.info janë përfshirë tri automjete.
“Sot rreth orës 18:40, në rrugën “Prishtinë-Mitrovicë ” respektivisht në fshatin Milloshevë, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona”, ka thënë Borovci.
Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident./arbresh.info/
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar