Lëndohen shtatë persona nga një aksident mes dy veturave në Prishtinë

08:48 | 2 Janar 2024
E.H

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti në trafik i cili, ka ndodhur dje në fshatin Llukar të Prishtinës, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë dy vetura kurse të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.

Ndërsa, një person i cili dyshohet se është shkaktari i aksidentit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Fsh. Llukar, Prishtinë / 01.01.2024 – 15:19. Raportohet për një aksident trafiku ku ishin përfshirë dy veturave, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj dhe katër femra. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor. Një person i cili dyshohet se mund se është shkaktar i aksidentit pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme