Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e përfshirjes së tyre në dy aksidente të ndryshme komunikacioni në Prishtinë.
Rasti i parë, sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka ndodhur rreth orës 16:40, në të cilin kanë marrë lëndime tre persona, ndërsa rasti i dytë në ora 18:00, ku si pasoj e këtij aksidenti janë lënduar dy persona, raportona arbresh.info.
Hoxha, ka thënë se dy aksidentet kanë ndodhur në lagjen Veternik në Prishtinë.
“Është raportuar për dy aksidente trafiku në Veternik, Prishtinë. Rreth orës 18:00 është shkaktuar një aksident trafiku ndërmjet tri automjeteve, ku lëndime kanë marrë dy persona dhe rreth orës 16:40, aksident ndërmjet dy automjeteve, ku lëndime kanë marrë tre persona”, ka thënë Hoxha për arbresh.info.
Sipas tij, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
Njësitet kompetente te trafikut rrugor janë marr me rastet dhe procedurat tjera për hetimin e shkaqeve të këtyre aksidenteve të shkaktuara.
Policia, u bënë thirrje të gjithë vozitësve që të kenë më shumë kujdes në komunikacion.
“Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, posaçërisht tek drejtuesit e automjeteve që drejtimin e automjeteve të tyre ta përshtatin me kushtet dhe rrethanat në rrugë, duke iu përmbajtur rregullave ne trafik, në mënyrë që të shmangen aksidentet rrugore”, ka thënë Hoxha./arbresh.info/
Hovenieri e quan Gjeneralin Clark simbol të mbështetjes amer...
Austria merr fitore të rëndësishme ndaj Kazakistanit në Ligë...
Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Klinë
Haradinaj: Rezultati më i madh i paqes është anëtarësimi dir...
KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e...
Lushaku -Sadriu i ndalon në shkollat e Prishtinës doracakët ...