Lëndohen në vendin e punës tre punëtorë të Bechtel & Enka

21:30 | 27 Mars 2018
M. A.

Nuk janë të rralla rastet e lëndimeve, madje edhe vdekjeve të punëtorëve të “Bechtel Enkas”, në vendin e tyre të punës.

Gjatë ditës së hënë tre punëtorë të kësaj kompanie, dy të komunitetit turk dhe një shqiptar, kanë marrë lëndime trupore pasi kanë rrëshqitur nga krani lëvizës, raporton KTV.

Policia e Kosovës, për rajonin e Ferizajt, ka konfirmuar se rastin e ka iniciuar në Gjykatë.

Ndërsa, në Ministrinë e Infrastrukturës kanë thënë që në projekte të tilla këto incidente janë të mundshme.

Edhe Inspektorati i Punës ka thënë se ka dalë në vendngjarje dhe shumë shpejt do të dalë me një raport.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme