Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë saktësisht në fshatin Kçiq i Madh.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti tha se në aksident janë të përfshira tri automjete me targa vendore.
“Ju njoftojmë se sot pas orës 08:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë saktësisht në fshatin Kçiq i Madh, ka ndodhur një aksident në të cilin janë të përfshira tri automjete me targa vendore ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë persona.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, konfirmoi Zahiti.
Ai tha se njësitet policore janë përgjigjur në rast dhe janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të aksidentit.
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren