Lëndohen dy zyrtarë policor si pasojë e një aksident trafiku në Prishtinë

08:36 | 11 Janar 2024
R J

Policia e Kosovës raporton se gjatë mbrëmjes së djeshme ka ndodhur një aksident me lëndime trupore në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur mes një veture civile dhe një veturë zyrtare, ku përpos dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar policor.

Rasti është duke u hetuar.

“Rr.28 Nëntori, Prishtinë 10.01.2024-21:30 Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture civile dhe një veturë zyrtare te PK-së ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar policor. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme