Google ADS

Lëndohen dy persona pas rrokullisjes së kamionçinës në magjistralen Prishtinë – Pejë

19:20 | 23 Qershor 2022
E.H

Dy persona janë lënduar si pasojë e rrokullisjes së një kamionçine.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, në fshatin Sllatinë.

Këtë e bëri të ditur për arbresh.info zëdhënës i policisë, Daut Hoxha.

“Rreth orës 14:30, rr. Prishtinë-Pejë, në Sllatinë, drejtimi për Pejë, është shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe lëndime trupore, ku shoferi i një kamionçine ka humbur kontrollin dhe në këtë rast kamionçina është rrokullisur në rrugë. Njësitë relevante për hetime dhe menaxhim të trafikut në autostradë janë duke e trajtuar rastin. Përveç dëmeve të shkaktuara materiale, raportohet se ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy persona. Kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes, të respektojnë shenjat e kufizimit të shpejtësisë dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet e rrugës”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme