Lëndohen 2 persona nga shpërthimi i një bombole gazi në një shtëpi në Mitrovicë

20:06 | 19 Shtator 2024
K.B

Dy persona janë lënduar në një shtëpi në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka shpërthyer një bombolë gazi.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Zahiti tha se të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

“Sot ,rreth orës 15:40, është raportuar se në rrugën ‘ Xhemail Haxha” në Mitrovicë, në një shtëpi ka ndodhur një shpërthim( dyshohet bombolë gazi). Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë lënduar dy persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit, si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, konfirmoi ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme