Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha i ka uruar shërim të shpejtë 23 vjeçares e cila u lëndua nga rënia e çatisë së objektit të komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria”.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha tha se përgjegjësia përtej ndërtuesve u mbetet arkitektëve, shrkuan Arbresh.info.
“Më vjen keq për ty e për të gjithë ne që jetojmë në një qytet të pasigurtë, ku ndërtesat janë pa pranime teknike e që rreziku nga kësi lloj ndërtimesh sot të ka prekur ty e nesër mund ta prekë këdo nga ne. Dhe…shto këtu që ky është një nga ndërtimet me leje.”, ka shkruar Hoxha
“Imagjino ato pa leje që me ligjin për legalizim veç me ca vizatime janë legalizuar…e përgjegjësia përtej ndërtuesve u mbetet edhe shumë kolegëve të mi arkitekt, fatkeqësisht.”, shtoi ajo./Arbresh.info/
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...