Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar pas shpërthimit acidik që ndodhi dje në minierën e Trepçës.
Krasniqi u ka uruar shërim të shpejt të lënduarve, dhe iu ka ofruar mbështetje në këtë moment të vështirë për ta.
Sipas tij është e domosdoshme që të zhvillohet një hetim i plotë për të identifikuar shkaqet.
“Ngjarja e rëndë në minierën e Stantërgut, ku 12 punëtorë të Trepçës kanë marrë lëndime, është shqetësuese dhe kërkon përgjegjësi. Është e domosdoshme të zhvillohet një hetim i plotë dhe i pavarur për të identifikuar shkaqet dhe përgjegjësitë në këtë ngjarje e cila ka mundur të përfundoj me fatalitet. Punëtorëve të lënduar ju dëshiroj shërim të shpejtë dhe mbështetje të plotë në këtë moment të vështirë për ta, shkruan Krasniqi, raporton Arbresh.info
Ndërsa ka shtuar se Qeveria e Kosovës duhet t’i dëgjoj kërkesat e minatorëve dhe duhet të ndërmarr veprime urgjente dhe konkrete për të garantuar kushte më të mira dhe siguri në vendin e punës.
“Përkundër kërkesave të vazhdueshme ndaj Qeverisë aktuale, minatorët e Trepçës kanë përjetuar mungesën e trajtimit adekuat. Qeveria e Kosovës duhet të dëgjoj kërkesat e minatorëve dhe duhet të ndërmarr veprime urgjente dhe konkrete për të garantuar kushte më të mira dhe siguri në vendin e punës”, shkruan ai.
Dje në minierën e Trepçës, 12 minatorë kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një shpërthimi acidik.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje për rastin, ku thuhet se lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, shkruan Arbresh.info.
Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në rrethana të panjohura dhe dy nga të lënduarit janë ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm mjëksor, ndërsa dhjetë minatorët tjerë janë liruar n shtëpi.
“Fsh. Stanterg, Mitrovicë / 17.01.2024 – 12:00. Raportohet se në rrethana të panjohura në minierën e Trepçës ka shpërthyer një cisternë me acid ku lëndime trupore kanë pësuar 12 persona. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ku pas tretmanit dy janë ndaluar në trajtim të mëtutjeshëm ndërsa 10 janë liruar në shtëpi. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse. Rasti është duke u hetuar”, shkruhet në raport./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?