Ministria e Arsimit ka dal me një reagim sa i përket lëndimeve të nxënësve nga lojërat e rrezikshme online.
MASHTI ka ftuar të gjitha strukturat dhe mekanizmat e mbrojtjes, të themeluara në komuna sipas Ligjit për mbrojtje të fëmijës që të bashkëveprojnë me institucionet arsimore për t’i trajtuar këto raste me qasje ndërsektoriale, shkruan Arbresh.info
Në reagimin e kësaj ministrie thuhet që ka kohë që që MASHTI ka hartuar pakon e udhëzuesve ”Udhëtimi nëpër internet” (2 udhëzuesit për nxënës, 1 për mësimdhënës dhe 1 për prindër), me të cilën ofrohen alternativat e përdorimit të internetit në mënyrë të dobishme e të përgjegjshme, duke trajtuar këtë tematikë me qasje ndërkurrikulare, ekstrakurrikulare dhe me mësim zgjedhor.
Reagimi i plotë:
Të dashur nxënës, prindër, mësimdhënës,
Të gjithë kemi marrë me shqetësim rastet e lëndimeve të nxënësve si pasojë e përfshirjes në lojëra të rrezikshme online! Ftojmë të gjitha strukturat dhe mekanizmat e mbrojtjes, të themeluara në komuna sipas Ligjit për mbrojtje të fëmijës që të bashkëveprojnë me institucionet arsimore për t’i trajtuar këto raste me qasje ndërsektoriale sepse duhet vlerësuar rrethanat e përgjithshme dhe profilet e fëmijëve që ndikohet lehtë dhe përfshihen në rreziqe për vete dhe të tjerët.
Urojmë që fëmijët e lënduar të marrin shërbimet e nevojshme për shërim e rehabilitim e mos të ndodhin më raste të tilla! MASHTI ka zhvilluar materiale didaktike për edukatorë/mësimdhënës dhe këshilla e udhëzime për nxënës e prindër, prandaj kërkojmë që rreziqet online dhe edukimi për përdorimin e sigurt e të dobishëm të internetit, të trajtohet me efikasitet në shkolla dhe shtëpi! Stafi ynë çdo ditë është duke mbajtur seanca nëpër komuna me staf të shkollave, prindër, nxënës dhe shërbime tjera për zbatimin e politikave të mbrojtjes së fëmijës, duke synuar rritjen e koordinimit institucional në të mirë të zhvillimit të fëmijëve tanë!
Sa u përket materialeve didaktike, ka kohë që MASHTI ka hartuar pakon e udhëzuesve ”Udhëtimi nëpër internet” (2 udhëzuesit për nxënës, 1 për mësimdhënës dhe 1 për prindër), me të cilën ofrohen alternativat e përdorimit të internetit në mënyrë të dobishme e të përgjegjshme, duke trajtuar këtë tematikë me qasje ndërkurrikulare, ekstrakurrikulare dhe me mësim zgjedhor./Arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...