Lëvizja FOL organizoi të mërkurën tryezën me temë “Performanca e prokurorisë në luftën kundër korrupsion”, në të cilën u tha se njëri ndër problemet kryesore në këtë sektor është numri i lëndëve të pazgjidhura.
Jeton Zulfaj nga Lëvizja FOL, tha se prokuroritë për vitin 2016 më shumë kanë zgjidhur lëndë sesa që ka pranuar, dhe se në këtë vit kanë qenë mbi 1400 lëndë si të pazgjidhura.
“Fluksi i lëndëve, lëndë të pazgjidhura më 1 janar të vitit 2016 kanë qenë 1424. Ne po i themi lëndë, mirëpo këtu janë persona, sepse puna e prokurorisë matet me persona sipas gjykimit tonë, kurse te gjykatat e kemi mat sipas lëndëve, edhe pse i themi lëndë kemi parasysh që këta numra gjithë janë persona, 826 ka qenë numri i personave në fushën kundër-korrupsion, të cilët kanë hyrë gjatë vitit kalendarik. Po flasim për 365 ditë dhe gjithsej lëndë në punë 2250 persona, lëndë të zgjidhura janë 1073 persona që mundeni me pa që nga 826 persona që kanë hyrë në vitin 2016, 1073 janë zgjidh që është një trend pozitiv, pra si të pazgjidhura ato që janë bart për vitet e ardhshme janë 1177, pra ky është një trend pozitiv i përballjes me fluksin e lëndëve” , tha ai.
Sipas tij norma e zgjidhjes së lëndëve për vitin 2016 për prokuroritë themelore në disa komuna të vendit është 203%, duke u nisur nga Prishtina me 203%; 87% Ferizaj; 89% në Prizren, derisa Mitrovica qëndron më keq me vetëm 66 %.
Kryetari i Këshillit të Prokurorisë së Kosovës, Blerim Isufaj, tha se raporti i publikuar është i një rëndësie të veçantë, pasi që analizon lëndët e prokurorit të shtetit përmes një metodologjie të qartë siç është norma e zgjidhjes së lëndëve të prokurorisë , trendet, kohëzgjatjen dhe pasqyrimi i të dhënave statistikore. Sipas tij ky raport është tejet i dobishëm pasi që është pjesë e këshillit dhe mundëson një pasqyrë të qartë të performancës së sistemit prokurorial, luftimin e korrupsionit.
“Ndjehemi të motivuar që raporti konstaton përkushtimin tonë në këtë drejtim, duke vlerësuar që prokuroria gjatë vitit 2016 ka një performancë kundër korrupsionit. Prokurori i Shtetit ka arrit që të nxjerrë 130 për qind të rasteve të korrupsionit e që është në përputhshmëri të plotë me raportet e publikuara nga ne. Kjo tregon që vendimet dhe politikat e nxjerra gjatë vitit 2016 kanë dhënë rezultate. Në këtë drejtim disa nga masat e ndërmarra nga këshilli siç janë hartimi i strategjisë për luftimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik, formimi i njësisë për luftimin e korrupsionit dhe krijimit ekonomik në kuadër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, si dhe formimi i komisionit për mbikëqyrje të veprës penale. Këshilli po ashtu gjatë vitit 2016 ka 25 prokurorë të rinj, ndërsa është në proces të rezultimit edhe të 18 prokurorëve dhe me këtë për herë të parë është në proporcion të drejtë me kallëzimet penale që parashtrohen. Në anën tjetër, këshilli ka edhe sfida të shumta në të cilat ballafaqohet në rend të parë janë të hyrat në buxhetin e pa mjaftueshëm,” ka thënë Isufaj.
Zëvendës prokurorja e Shtetit, Sevdije Morina ndjehet e shqetësuar me numrin madh të rasteve.
“Me të vërtetë është shqetësuese numri i madh që gjatë rrugës dhe procedimit të tyre duhet të jetë edhe Kosova. Aty ku nuk ka prova , detyrë që duhet bërë që është kryerja e detyrës me profesionalizëm që është hedhja, sepse çdo veprim tjetër ndaj një detyre zyrtare nëse dikush e dërgon një rast në gjykatë sa herë që nuk ka prova. Do të thotë që me provat e grumbulluara nuk ka arritur të sigurojë dyshimin e bazuar mirë. Kjo është ajo që duhet bërë se po fillohen e po startojnë gjithë këto lëndë dhe po duhet në fund epilogu është mos dërgimi i tyre në gjykatë është një çështje tjetër që në start në fillim të procedurave të ndjekjes së rasteve. Kur është fjala të performanca e prokurorëve, ngritja e akuzave kjo është edhe më shqetësuese nëse ngrihen akuza pa themelin që e parasheh ligji,” ka thënë Morina.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...