Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, deri tash ka pranuar mbi 1,389 aplikacione për pension, ku 50 për qind e lëndëve janë trajtuar mbi tri herë.
Kryetarja e këtij komisionit, Minire Begaj-Balaj, në një intervistë tha se prej aplikacioneve që kanë pranuar, 31 janë burra të cilët kanë përfituar këtë pension nga shteti, kurse të tjerat janë gra.
Ndërsa, ky komision ka refuzuar 240 lëndë të pranuara.“Prej 2018 deri më tani nëpër regjion, do me thënë në katër organizatat jo-qeveritare që janë të licencuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nga shtatë regjione, kemi arritur me i pranua 1,389 aplikacione, prej këtyre komisioni ka arrit m’i shqyrtua 1,203 aplikacione, i ka shqyrtua do me thënë prej të pranuarve në mënyrë të përgjithshme, ndërsa ia kemi njohur statusin e viktimës së dhunës seksuale i kemi 904 raste, prej tyre të refuzuara i kemi 240 lëndë raste.
Po këtu ta kemi parasysh se kemi edhe refuzimet për herë të parë edhe refuzimet për kërkesë për rishqyrtim, për arsye se në komision kur nxjerrim vendimin e parë që refuzojmë palët kanë të drejt m’iu drejtua me kërkesë për rishqyrtim komisionit dhe pastaj komisioni vendos prapë në lidhje me atë rast, nëse thuhet në rregullore nëse ka prova të reja, por edhe kur nuk është i kënaqur me vendimin e komisionit.
Kemi dhe një numër që presin për shqyrtim, po gjendja jonë të dhënat tona, statistikat lëvizin për çdo javë, për arsye se ne edhe mbledhim aplikacione të reja, edhe shqyrtojmë lëndë që na vijnë në komision”, tha ajo për EO.
Tutje, Begaj-Balaj thotë se procedura e verifikimit merr kohë pasi për asnjë lëndë nuk marrin vendim në shqyrtimin e parë.Ajo thotë se mesatarisht mbi 50 për qind të lëndëve janë shqyrtuar mbi tri herë, ndërsa maksimumi i shqyrtimit të një rasti ka shkuar deri në gjashtë herë.
“Jo absolutisht, veç a kem parasysh që e dimë që është një proces goxha i ndjeshëm dhe delikat, dhe nuk mund të vendosim për herë të parë përveç rasteve që me të vërtet kemi një përshkrim të ngjarjes traumatike të mirë, do me thënë kur thamë të mirë është bindëse, ka edhe dokumente shtesë, ka edhe deklarata të ndryshme.
Prej kohës që kemi fillua deri më tani, mesatarisht mbi 50% ka lëndë që i kemi trajtua mbi tri herë, do me thënë për arsye nuk ka mundur komisioni të përfundojë lëndët ose të nxjerr një vendim që konsiderojmë të drejtë për arsye se nuk ka pas dokumentacion që i ka referua palës në atë ngjarje traumatike por nuk e ka bashkëngjit.
Kemi pasë raste që e kemi ndjerë të domosdoshme si komision që palën ta ftojmë në intervistë për arsye për sqarime të mëtutjeshme dhe të ngjarjes edhe të rasti që ka ndodhë, për arsye se si e ka përshkrua rastin që ka ndodh nuk ka qenë ngjarje e mjaftueshme për të vendosur ka pasë disa diskrepanca, mund të ketë një ngjarje që është shumë e mangët dhe nuk mund të vendosim për çështjen.
E mira që rregullorja na ka mundësuar një gjendje të tillë, që kur komisioni e sheh të domosdoshme mund ta ftojnë palën, dhe i kemi ftuar shpesh herë që të vijnë në panelin intervistues. Ky panel është prej tre anëtarë. Së fundi kemi pasë kërkesa bukur shumë që edhe palët kanë kërkua me u referua te paneli të intervistuesve.
Komisioni është munduar secilit rast t’ia jep kohën e duhur. Ka pasur deri në gjashtë herë që e kemi trajtuar lëndën, për shkak që të jemi të sigurt qoftë për vendimin negativ apo pozitiv. Pak janë raste të radha që janë vendos për herë të parë”, u shpreh ajo.
Si rrjedhojë e pandemisë numri i aplikacioneve për marrjen e pensionit ka rënë, por që nga lirimi i masave për mos përhapjen e Coronavirusit, ka bërë që të fillojë të rritet numri i aplikimeve.
“Si gjithë Kosovën, gjendja pandemike ka ndikuar në punën e gjithë secilit institucion, këtë rast edhe në punën e komisionit që ka pasë edhe aplikacione më pak. Edhe më vonë kemi pasur një numër shumë të vogël, tash ka fillua numri me u rrit për aplikim t’i konsiderua masat që janë më të lira, por numri ka qenë më i vogël për shkak se ka afektu edhe familjet edhe në prolongimin e proceseve”, përfundoi kryetarja e komisionit Begaj-Balaj.
Në vitin 2014, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore, në mënyrë që personave që përjetuan këto krime gjatë luftës, t’u njihet statusi i viktimës së dhunës seksuale, me çka u është mundësuar të marrin pensionin ligjor që arrin në vlerën prej rreth 230 euro në muaj.
Bazuar në deklaratat e zyrtarëve të institucioneve të Kosovës, gjatë luftës së fundit kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të abuzimit seksual.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...