Kjo shtëpizë nga jashtë duket e thjeshtë, por brenda saj ruhen gjërat më të vjetra antike shqiptare.
Këto gjësende që shumë kush mund të ketë harruar për ekzistencën e tyre, me shumë pasion e dashuri i ruan Goni Pestisha, nga Prishtina.
Rreth 17-vjet më parë, Pestisha nisi grumbullim e shumë gjërave që nga kartëmonedhat më të vjetra të Shqipërisë deri te punimet me dorë të personaliteteve më të shquara shqiptare.
Për portalin Arbresh.info, Pestisha me plotë emocion tregon se si arriti t’i grumbulloj dhe t’i ruaj të gjitha këto.
“Kam fillu këto me i mbledh ka nja 16-17 vite i mblodhi nëpër shokë nëpër fshatra. Kryesisht mblidhi gjana të bujqësisë, që janë ushqyer, që e kanë mbajt familjen. Kam edhe gjata të vjetra nga Shqipëria”, tha Pestisha.
Pestisha tregon për monedhën më të vjetër shqiptare që është përdor në kohë e Mbretit Zog e që sipas tij është e vjetër diku rreth 70 vjet.
“Këto janë lek të Shqipërisë por janë të kohës së Zogut. Në atë kohë un i kam mbledh me shokë edhe i mbaj këtu. Mandej kam gjana edhe Skënderbeun. Këto janë lek të Shqipërisë janë të kohës së Zogut, janë kanë edhe me franga në atë kohë. Kjo në atë kohë ka pas vlerë si me than 100 franga ose marka. Mund të jetë 70-80 vjet e vjetër. Edhe këto të tjerat janë ashtu, të Shqipërisë janë të gjitha. Kjo p.sh. është 100 lek i Shqipërisë e kohës së Zogu. Tash nuk janë në përdorim në këtë kohë por në atë kohë janë përdor si monedha për me shërby për me ble”, tha Pestisha.
Përveç valutës shqiptare, Pestisha posedon edhe një kuti duhani që mbi të është e vendosur shqiponja dhe koka e Skënderbeut.
“Kjo është një kuti shumë e vjetër, i ka mbi 100 vite është me shqiponje dhe me kokën e Skënderbeut. Është e rrallo kjo shumë. Kjo ka shërbyer për pleqtë që kanë pi në atë kohë duhan, e kanë qit këtu duhanin dhe e kanë përdor me letër edhe e kanë pështjell, ose e kanë fut kështu në llullë. Kjo është një kohure që gjithashtu është përdorur në atë kohë”, tha Pestisha.
Në këtë shtëpizë gjenden edhe dy prej figurave më të shquara për shqiptarët, Skënderbeu dhe Isa Boletini.
Të punuara me dorë, Pestisha thotë se këto dy figura i mori nga Shqipëria të cilat i ruan me kujdes të shtuar.
“Kjo është foto e Skënderbeut, edhe kjo është e vjetër por nuk e di se sa por është shumë e bukur dhe antike. Është e punuar me bakër dhe me dorë. Mandej është edhe ajo e Isa Boletinit edhe ajo është e punuar me dorë dhe me material bakër. Në atë kohë s’ka pas material tjetër dhe është më i qëndrueshëm dhe më i bukur për ekspozita dhe për foto. Unë këto i kam marr prej Shqipërisë nuk e di kush i ka punu po ka pas që i kanë punu me dorë”, tha Pestisha.
Këto nuk janë të gjitha gjërat që Pestisha ka mbledhur për gjithë këto vite.
Ndër të tjera ai posedon edhe aparat fotografit të vjetër, kuti të vjetra antike, motoçikletë e viteve 70-ta e shumë gjëra të tjera.
Siç thotë Pestisha, Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga ai që këto gjëra antike të dërgohen në Muzeun e Kosovës, e që një gjë e tillë është kundërshtuar nga ana e Pestishës.
“Prej Komunës nuk kemi përkrahje, edhe e kam bërë një kërkesë ka kohë para nja tri-katër vite për me marr një si tender por Komuna më ka thënë me i çu në Muze të Prishtinës, por un s’kisha qejf me i çu atje se i kam për veti për qefin tim”, tha Pestisha.
Derisa flet për dëshirën e madhe që ka për mbledhjen e këtyre gjerave, Pestisha tregon se ka edhe vizitor nga vende të ndryshme.
Së fundmi ai tha se e kanë vizituar disa nxënës të cilët sipas Pestishës kishin shumë pak njohuri për historinë e popullit shqiptar.
Ai, thotë se do të vazhdoj akoma me grumbullimin e gjësendeve të vjetra antike ani se siç edhe ai potencon një gjë e tillë tashmë është shumë e vështirë./Arbresh.info/ Ejona Hyseni/
Kurti: Kryesorja e këtyre viteve të qeverisjes është rritja ...
Ku fillon e ku mbaron kanali i Ibër–Lepencit?
Damiree Burns MVP i javës së 10-të në elitën e basketbollit ...
Rama fton shqiptarët të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura
Suedia akuzon tre persona për planifikim të sulmeve terroris...
Kurti dhe Vuçiq nesër takohen me Kallasin