Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar në lidhje me deklaratat e përfaqësuesve të Listës Serbe të cilët e kanë quajtur kriminel liderin e AKR-së, Ramush Haradinaj.
Lekaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se reagimi i, siç i ka quajtur, një grupi baditësh të veshur nën petkun e politikanëve serb, do të duhej të ishte arsyeja e mjaftueshme që ata të përjashtoheshin nga Qeveria dhe institucionet e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Vogëlsirat që mësuesit politik i kanë në Beograd
Reagimi i mbrëmshëm kundër ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, i një grupi banditësh të veshur në petkun e politikanëve, siç është Lista Serbe, do të duhej të ishte arsyeja e mjaftueshme për institucionet e Kosovës që ky grup destruktiv i pinjollëve të Nikoliçit, Vuçiqit e Daçiqit, të shpallej “i padëshiruar” dhe të njëjtit të largohen nga qeveria.��Këta dhe të gjithë kundërshtarët e Ramushit e të Kosovës duhet ta dijnë se nuk jemi pa miqë e pa aleat. Prandaj nuk duhet t’iu vjen mërzi pse shumë burrështetas shfaqin habinë për ndalimin e kryetarit Haradinaj dhe presin lirimin e tij të shpejtë.
Ish-Presidenti Mesiq vjen nga një shtet që e kupton më së miri se kush është Serbia dhe çfarë është në gjendje të bëjë ajo për të mbajtur rajonin në tension.
Prandaj duke ju thënë “vogëlsirave” të listës serbe, që të mos lëshohen në deklarata të nxitura nga kokat e mësuesve të tyre politik të Beogradit, i garantojmë poashtu se, përkundër dëshirës së tyre për ta mbajtur të izoluar e të ndarë Ramushin e Kosovën, së shpejti do të jenë të liruar nga kthetrat e fundit të tyre.
Ne do të vazhdojmë të jemi aleat me të gjithë ata që ua kanë dhënë përgjigjen e merituar para vitit 1999 kur Serbia me ushtri e polici bënte krime kundër civilëve, si në Kosovë, Kroaci e Bosnje./Arbresh.info.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...