Google ADS

Lekaj viziton familjen e punëtorit që vdiq në vendin e punës

12:34 | 31 Tetor 2017
M. A.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka bërë me dije se sot ka qenë prezent te familja Tafallari në Prizren për t`u shprehur ngushëllime për humbjen e djalit të tyre.

“Sot, me bashkëpunëtorë të Ministrisë dhe përfaqësuesit të kompanisë Bechtel&Enka, ishim në Bylbyldere të Prizrenit, të familja Tafallari, që t’iu shprehim ngushëllimet dhe mbështetjen tonë, pas vdekjes tragjike të punëtorit, të Bechtel – it, Tafil Tafallari. Tafilit i çoftë i lehtë dheu i Kosovës! Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij!“, ka shkruar Lekaj.

Tafil Tafallari ishte punëtor i Bechtel Enka-s. Ai ishte në vendin e punës kur humbi jetën.

tafil-tafallari pal-lekaj1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme