Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i shoqëruar nga zëvendësministri Rexhep Kadriu, vizitoi sot komunën e Klinës. Gjatë kësaj vizite ministri Lekaj u prit nga kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj dhe diskutuan për planet infrastrukturore dhe aktivitetet e parapara në infrastrukturën rrugore të Klinës.
Pas këtij takimi ministri Lekaj dhe kryetari Elezaj nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projekteve të përbashkëta në këtë komunë.
Në fjalimin e tij adresuar mediave, ministri Lekaj u zotua se Ministria e Infrastrukturës do të jetë mbështetje e fuqishme e Klinës, në mënyrë që të gjitha projektet infrastrukturore të implementohen me kohë dhe brenda rregullave ligjore.
“Ne po e vazhdojmë traditën dhe mbështetjen për të gjitha komunat që kanë impakt pozitiv tek qytetarët, duke e ditur gjendjen e infrastrukturës rrugore në Klinë dhe mendoj që ky memorandum i mirëkuptimit apo mbështetje e këtyre projekteve do të ndikoj pozitivisht tek qytetarët. U zotuam tek kryetari që ne do të mbështesim edhe shumë projekte tjera përpos kësaj shifre që është afro 2 milion e 200 mijë euro. Në të ardhmen do t’i mbështesim projektet tjera, kryetari i komunës së Klinës me bashkëpunëtor do të kenë mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Qeverinë Haradinaj për mbështetje edhe në segmente të tjera”, deklaroi ministri Lekaj.
Duke falenderuar ministrin Pal Lekaj, kryetari Zenun Elezaj deklaroi ” Jemi në mbështetje të projekteve të cilat kanë qenë në vazhdimësi, por edhe projekte të reja që do fillojnë në infrastrukturë për komunën e Klinës e që kanë të bëjnë me ndërtimin e rrugës Sferkë-Përqevë, tranzitit apo unazës së qytetit e cila do të fillon së shpejti me firmosjen e këtij memorandumi, rrugët e fshatit Poterq, rrugët e fshatit Krushevë e Madhe dhe pjesë të rrugëve të tjera të cilat kanë filluar vitin e kaluar dhe do të vazhdojnë edhe këtë vit”
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...