Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka uruar mësuesit e Kosovës për 7 Marsin, ditën e Mësuesit.
“7 Marsi është dita kur ne të gjithë pa dallim kujtojmë ata që na edukuan në hapat e parë të rrugës së gjatë të shkollimit. Ju bëtë rezistencën me të madhe duke mos u përkulur as para regjimit të Millosheviqit, i cili me çdo kusht tentojë ta mbyllë një dritare të rëndësishme për të na lënë të verbuar në terrin e paditurisë”, thuhet në urimin e Lekajt.
Lekaj në urimin e tij për mësuesit thotë se kupton gjendjen në të cilën gjenden ata, por me ndryshimet që do të vijnë në qeverisje, do të ndodhin gjëra pozitive dhe vlerësuese edhe për kategorinë bazë të shtetit, që është mësimdhënia – mësimdhënësit.
“Mësimdhënës në të gjitha nivelet e arsimit, do të bëjmë çdo gjë për të qenë afër juve.
Duke pasë vlerësimin maksimal për të kaluarën tuaj e duke premtuar ndryshime pozitive në të ardhmen për juve, ju urojmë 7 – marsin, ditën tuaj”, thuhet në urimin e Lekajt.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mban konferencë për media,...
Moti sot me diell dhe vranësira, parashihet të nis dita me m...
“Ik se po të mbys shpulla” – Eskalon debati në kërcënime mes...
Agani premton “dy vite pushim të lehonisë” për gratë e punës...
Shkup: Gjendet i vdekur një shtetas turk
Qasja e LDK-së ndaj ujdisë së Ohrit, Haziri: Marrëveshje të ...